Transmetuar më 13-07-2024, 13:24

Në Goias të Brazilit, pas ndeshjes midis Gremio Anápolis dhe Centro Oeste, një polic qëlloi me armë futbollistin. Pas fitores 2-1 të miqve, policia ushtarake ndërhyri në një debat mes lojtarëve.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale shihet oficeri i policisë duke shtyrë lojtarin dhe më pas qëllon portierin Ramón Souza. Souza, 22 vjeç, u asistua menjëherë në terren dhe u dërgua në spital.

Incidenti shkaktoi reagime dënuese nga bota e futbollit dhe nga presidenti Lula da Silva. Gremio Anapolis raportoi incidentin, ndërsa policia ushtarake hapi një hetim. Ministria e Sportit ka kërkuar gjithashtu hetim të plotë dhe marrjen e masave parandaluese.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit