Transmetuar më 13-07-2024, 11:14

Andrés Iniesta ishte protagonisti i prezantimit të sponsorit të ri të “La Liga”-s, Uber Eats, ambasador i së cilës është mesfushori spanjoll. Ish-lojtari i Barcelonës ka folur edhe për Kampionatin Europian:

“Më jep një gëzim të madh që po e përjetoj këtë situatë si tifoz, edhe pse padyshim do të doja ta përjetoja sërish si futbollist. Duhet t’i mbajmë këmbët në tokë, por shpresoj se mund ta vendosim ‘qershinë mbi tortë’. Finalja me Anglinë do të jetë e ndërlikuar”.

Yjet e rinj në kombëtare: "Lamine është ndryshe, duhet ta shijojmë dhe të shpresojmë që të ketë një finale të mirë. Ai është shumë i ri, e ka gjithë karrierën dhe jetën përpara.

Do të rritet dhe mësojë më shumë. Edhe nëse thonë jo, të rinjtë e ndiejnë presionin. Ai ka 16 vite mbi supe, nuk është e lehtë të përballesh me shumë gjëra. Gjithashtu, Nico Williams pati një sezon fantastik dhe një lëvizje e mundshme te Barça do të ishte e rëndësishme për klubin”.

E ardhmja dhe Barcelona: "Do të përpiqem të vazhdoj të luaj, por është e vërtetë që dua të marr licencën e trajnerit. Prej andej do të shohim se çfarë na rezervon e ardhmja.

Do të doja të kthehesha te Barça, le të shpresojmë që të ketë një stabilitet të caktuar për një kohë të gjatë. Situata financiare është e vështirë te Barcelona, do të kisha dashur ta shihja sërish Xavin trajner aty, duke pasur parasysh çfarë përfaqëson”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit