Transmetuar më 13-07-2024, 11:03

Gary Lineker, ish-sulmuesi i Anglisë, foli për BBC përpara finales së “Euro 2024” midis ekipit të Southgate dhe Spanjës: "Unë mendoj se kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për futbollin anglez.

Ne ishim në finalen e fundit të Kampionatit Europian, e cila u zhvillua në ‘Wembley’ dhe përfundoi me zhgënjim të madh (duke u mundur nga Italia me penallti).

Do të jetë e vështirë ndaj Spanjës, por lojtarët tanë e dinë se ndodhen vetëm një hap larg historisë. Shpresoj dhe uroj ta fitojmë këtë kompeticion të madh jashtë vendit”.

Ai vazhdon të jetë golashënuesi i katërt më i mirë i kombëtares së “Tre Luanëve”, me 48 gola në 80 ndeshje: “Anglezët kanë atë lloj qëndrimi, që nuk dorëzohen kurrë. Kjo gjë është jashtëzakonisht e rëndësishme në futboll.

Në kohën tonë, edhe kur nuk luanim mirë, merrnin rezultate pozitive. Është e zakonshme në futboll që, nëse mund të fitosh kur luan keq, atëherë gjërat nuk janë aq të këqija.

Anglia e filloi ngadalë këtë Europian, diçka nuk shkonte. Trajneri Southgate e zgjidhi ngërçin gradualisht, kombëtarja jonë u përmirësuan ndërsa turneu përparonte.

Pra, a do të kthehet futbolli në shtëpi? Nuk po e bëj një deklaratë të tillë, e cila u kthye në refren të Europianit të mëparshëm, qoftë edhe për besytni. Është për të ardhur keq që na mungon një trofe i rëndësishëm ndërkombëtar prej kaq shumë kohësh".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit