Transmetuar më 13-07-2024, 10:48

"Pronësia jonë e re ka bashkuar trashëgiminë historike, traditën, ndjenjën e përkatësisë dhe vlerat e klubit zikaltër. Oaktree, e cila tashmë e ka mbështetur Interin në 3 vitet e fundit të suksesit, ka treguar menjëherë dëshirën për ta mbajtur klubin tonë në krye të futbollit italian dhe europian.

Puna jonë e përditshme, e kombinuar me përkushtimin e pronësisë së re është garancia më e mirë për Interin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm, për të arritur objektiva të tjera të paharrueshme së bashku”. Kështu tha presidenti i Interit, Giuseppe Marotta në një konferencë për shtyp, i cili vazhdoi:

“Interi ynë dëshiron të jetë protagonist në të gjitha garat me vetëdijen për forcën e tij dhe synimin për të zgjatur ciklin e fitoreve të viteve të fundit.

Ne kemi ndërtuar një ekip edhe më konkurrues për sezonin e ardhshëm, duke mbajtur praktikisht të pandryshuar listën e lojtarëve ekzistues dhe shtuar të tjerë shumë të vlefshëm si Taremi, Zielinski e Martinez. Gjithashtu, ne do të jemi gjithmonë të vëmendshëm për të kapur çdo mundësi nga merkatoja”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit