Transmetuar më 13-07-2024, 10:37

I zënë në këto ditë të fundit të “Euro 2024”, Lamine Yamal po pret me padurim të luajë finalen në Berlin, kundër Anglisë. 16-vjeçari fantastik në pronësi të Barcelonës, gjatë një interviste me “Jijantes TV”, mori fjalën për të kujtuar një tjetër produkt të shkëlqyer të “La Masia”, pikërisht Ansu Fati:

"Shpresoj që Ansu të qëndrojë, njihemi prej një kohe të gjatë dhe unë e konsideroj shok. Nuk më intereson çfarë numri mbaj në fanellë, do marr një që nuk e ka askush tjetër. 17-shin, për shembull, që është i lirë tani, pasi Marcos Alonso është larguar”.

Lamine Yamal blessed Lionel Messi': Euro 2024 wonderkid's father reacts to  viral photo, claims 'my son is the best' | Football News - Hindustan Times

Natyrisht, idhulli i futbollit i Yamal është Lionel Messi. Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” e takoi 16-vjeçarin në vitet e para të jetës së tij, si fëmijë, teksa fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, në krahët e argjentinasit, u bënë “virale”.

Për to, 16-vjeçari kishte dijeni: “Fotot i pashë për herë të parë, sepse m’i tregoi babai, por ne donim të shmangnim krahasimet dhe nuk i shpërndamë. Askush nuk shqetësohet nëse krahasohet me lojtarin më të mirë. Kurrë nuk kam folur me Messin, shpresoj të ndodhë një ditë”.

Photo surfaces of Lionel Messi with Lamine Yamal as a baby

Në vend të kësaj për mundësinë që Nico Williams mund të veshë fanellën e Barcelonës, këtë verë: "Shpresoj të jem në gjendje të luaj me të. Për ditëlindjen e tij do të dalim shëtitje bashkë. Dua ta bëj atë të lumtur. Nëse fitojmë finalen do t’i bëj edhe një dhuratë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit