Transmetuar më 13-07-2024, 10:09

Patrice Evra, ish-futbollisti i kombëtares franceze dhe i disa klubeve të njohura në kontinent, është dënuar me kusht, si dhe me 4 mijë euro gjobë për dëmin moral ndaj ish-partneres së tij, Sandra Evra.

Photo : Patrice Evra et sa femme Sandra à Manchester pour un repas entre les joueurs de Manchester United le 20 août 2013. - Purepeople

Sipas “Le Parisien”, Gjykata Penale e komunës së Nanterre e dënoi me 12 muaj burg ish-mbrojtësin francez. Gjykata e cilësoi të provuar braktisjen e familjes nga Patrice Evra, i cili ka luajtur me “Les Bleus” 81 herë, si dhe ka përfaqësuar skuadra të tilla si Monaco, Manchester United apo Juventus gjatë karrierës.

Ex-Manchester United Patrice Evra's wife uncovered affair after seeing his girlfriend in their home | Daily Mail Online

Sandra, 42 vjeçe, dhe Patrice Evra, 43 vjeç, u martuan në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë së bashku. Në korrik 2020, tabloidi britanik “Daily Mail” zbuloi fotografi komprometuese të ish-futbollistit me modelen daneze Margaux Alexandra, me të cilën do të martohej përfundimisht dhe ka sjellë në jetë dy fëmijë të tjerë. Sandra Evra ka bërë menjëherë procedurat e divorcit në gjykatën franceze, por procesi është ende në vazhdim.

Who Is Patrice Evra's Ex-Wife? Learn Everything About Sandra Evra Amid Legal Controversy - EssentiallySports

“Shpresoj që me këtë vendim, Patrice Evra ta kuptojë se nuk është mbi ligjin dhe nuk mund t’i braktisë gruan dhe fëmijët e vet brenda natës. Si mund ta bëjë këtë ndaj ish-partneres, me të cilën u takua në moshën 15-vjeçare dhe ajo e shoqëroi në të gjithë botën, për ta mbështetur në karrierën futbollistike”, tha gjyqtarja Nathale Dubois.

Patrice Evra, condamnat la un an de închisoare cu suspendare: „Faptele sunt contestate”

Kjo e fundit shpjegoi gjithashtu se ish-lojtari francez detyrohet të paguajë rreth një milion euro kuotë ushqimore për braktisje të familjes 4 vite më parë. Patrice Evra nuk ishte i kënaqur me vendimin dhe avokati i tij, Jérôme Boursican, siguroi se do ta apelojë, pasi, sipas tij, Evra i ofroi ish-gruas një shtëpi luksoze me pishinë në jug të Francës, gjithashtu edhe dy milionë euro për shpenzime korente”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit