Transmetuar më 13-07-2024, 09:40

Ish-kampioni i Interit dhe i kombëtares gjermane, Jurgen Klinsmann, ka folur në kanalin YouTube të Gian Luca Rossi duke prognozuar kampionatin e radhës në Serie A dhe në veçanti sezonin që i pret zikaltrit:

“Rivalët janë gjithmonë të njëjtë: Milani dhe Juventusi. Jam shumë i lumtur për Interin dhe fitimin e titullit sezonin e kaluar, por tifozët tani do të kërkojnë Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Interit është ndërtuar në mënyrë inteligjente, ndaj mund të luftojë për vendet e para në Europë. Marotta dhe drejtuesit po bëjnë një punë të mirë, synimi do të jetë fitimi sërish i titullit të Serie A, por edhe arritja në finalen e Champions League.

Jam i bindur se zikaltrit do të bëjnë mirë. Tani është momenti për të bërë mirë në Europë, në një mënyrë të fortë dhe bindëse. Marrëdhënia e tifozëve me ekipin ka qenë gjithmonë shumë intensive dhe e ngushtë. Edhe unë jam ndjerë rregullisht pjesë e botës zikaltër, kjo më bënte gjithmonë të lumtur”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit