Transmetuar më 13-07-2024, 09:01

Cristiano Ronaldo? Ai është 39 vjeç, por duket si 25, ndryshoi programin tonë të stërvitjes. Kështu, mesfushori i Al-Arabi, Muralha, vlerëson ndikimin e kampionit portugez në Pro Ligën Saudite.

I intervistuar nga portali brazilian “Globoesporte”, ish-lojtari i Flamengos tregoi një anekdotë të veçantë në lidhje me ish-yllin e Juventusit dhe Real Madridit.

Më konkretisht ndodhi një ndryshim epokal i zakoneve në futbollin saudit, i përshpejtuar nga mentaliteti i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Sipas Muralha, CR7 ka shkuar aq larg sa të ndryshojë zakonet e sportistëve arabë, që nga mbërritja e tij tek Al-Nassr në janar 2023.

"Tani stërvitemi në mëngjes, kur dielli nuk shkëlqen aq fort, – shpjegon braziliani. – Cristiano i detyroi arabët të shkonin në shtrat më herët për t’u stërvitur në mëngjes dhe për të pasur një paraqitje më të mirë në fushë.

Pro Liga Saudite? Është bërë jashtëzakonisht e fortë. Kushdo që ka para do të krijojë një ekip të fortë për të luajtur. Kampionati po bëhet shumë i vështirë.

Lojtarët janë të stërvitur mirë, jo vetëm në futboll, por edhe jashtë fushës, duke u pjekur në aspektin profesional. Edhe lojtarët e mëdhenj po shkojnë atje tani. Të gjithë duan të shkojnë atje".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit