Transmetuar më 12-07-2024, 11:49

Mike Maignan, portieri i Milanit dhe Francës, ka dhënë një intervistë interesante për mikrofonat e "Carré", duke u ndalur veçanërisht në dy anekdota, njëra për Zlatan Ibrahimovic dhe tjetra për Adrien Rabiot. Ja pra, fjalët e tij për këtë çështje.

Për Zlatan Ibrahimovic: "Gjithçka ndodhi në stërvitjen e PSG. Zlatan gjuajti fort dhe më pas më quajti ‘portier m*ti’. Nuk më pëlqeu. E ndërpreva stërvitjen dhe i thashë se edhe ai ishte ‘sulmues mu*i’. Ibra i pëlqen njerëzit që i dalin kundër. Duke iu përgjigjur kështu i tregova se cili isha unë”.

Për Adrien Rabiot: "Thuajse u grinda me Rabiot. Ne nuk e njihnim njëri-tjetrin. Shkëmbyem disa fjalë të papërshtatshme, por në përgjithësi përfundoi mirë. Për mua është si pjesë e familjes tani".

Për të kaluarën e tij te PSG: "Kam kaluar disa vite në akademinë e PSG-së, sepse nuk kishte vende profesionale. Pak para se të firmosja me profesionistët, klubi u ble. Arritën disa yje dhe kjo ishte e gjitha.

Unë arrita të stërvitesha me ta, fitova përvojë. Në një moment të caktuar rruga ime nuk po bënte më përpara, ndaj më duhej të largohesha më 2015. Lashë pas portierë të mirë, një grup mjaft cilësor lojtarësh, një trajner të mirë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit