Transmetuar më 12-07-2024, 11:39

Hapësirë ​​për merkato do të ketë edhe pas ndeshjes Holandë-Angli, gjysmëfinale që i kushtoi skuadrës së Ronald Koeman eliminimin nga “Euro 2024” për shkak të golit në minutën e 90-të të Watikins.

Kapiteni portokalli, Virgil Van Dijk, duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters”, iu përgjigj atyre që i kërkuan informacione në lidhje me të ardhmen e tij, duke qenë se kontrata me Liverpool-in i skadon më 2025, pra pas vetëm një viti.

Qendërmbrojtësi u përgjigj: "Nuk kam as idenë më të vogël për momentin. Do ta mendoj me kujdes këtë verë se çfarë dua në nivel klubi dhe si lojtar në nivel ndërkombëtar. Duhet të pushoj dhe reflektoj pas një sezoni si ky, në të cilin kanë ndodhur shumë gjëra”.

Vetë mbrojtësi nuk i kurseu fjalët e tij duke komentuar veprimet e arbitrit gjerman në gjysmëfinalen ndaj Anglisë: “Më dhemb shumë që e pësuam golin ashtu, në fund të ndeshjes.

Mbetëm duarbosh, edhe pse dhamë gjithçka ndaj Anglisë. Arbitri i thotë të gjitha me largimin e shpejtë pas ndeshjes, por nuk dua ta fajësoj…”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit