Transmetuar më 12-07-2024, 10:20

Jurgen Klopp ka refuzuar propozimin e Federatës së Futbollit të SHBA (USSF) për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares amerikane, pas shkarkimit të Gregg Berhalter. Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpool ia ktheu dërguesit ofertën që mori nga krerët e Federatës Amerikane të Futbollit për një arsye të qartë.

Sipas lajmeve të fundit të publikuara nga “The Athletic”, Klopp ka pasur kontakte fillestare me ndërmjetësit e Federatës Amerikane javën e kaluar, ku është ekspozuar ndaj mundësisë për t’u ulur menjëherë në stolin e kësaj kombëtareje. Gjithsesi, trajneri 57-vjeçar gjerman përsëriti se do të dëshironte të pushonte rreth një vit, siç deklaroi edhe në momentin e lamtumirës së tij të thellë nga “Reds”, në maj.

Për momentin, megjithatë, pozicioni i trajnerit të SHBA është bosh. Berhalter u shkarkua të mërkurën, pas eliminimit zhgënjyes të kombëtares në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës, të organizuar në SHBA. Sipas agjencisë britanike të lajmeve, pavarësisht përpjekjeve të bëra nga Federata e Futbollit të SHBA, Klopp nuk e ka ndërmend të rikthehet në stërvitje. Të paktën tani për tani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit