Transmetuar më 12-07-2024, 09:26

Kritikat e komentuesve, shtypit dhe profesionistëve ndaj kombëtares franceze nuk qetësohen. Edhe pse shkoi deri në gjysmëfinale të “Euro 2024”, ku u eliminua kundër Spanjës emocionuese, skuadrës së Deschamps nuk i është falur qëndrimi i nënshtruar që ka pasur kohët e fundit. Një lojë që nuk ishte në lartësinë e detyrës.

Duke folur për “RMC Sport”, ish-kampioni i botës dhe Europës, Christope Dugarry, nuk e kurseu fare trajnerin e transalpinëve: "A po më pyesni nëse ky dështim është i Deschamps? Natyrisht që po. Ne kemi një lojë sulmuese katastrofike”.

Ish-lojtari i Milanit më pas e shton dozën e kritikave, duke renditur disa numra sigurisht jo emocionues: “Rezultatet e këtij kampionati Europian janë 2 fitore në 6 ndeshje, 4 gola të shënuar, duke përfshirë një penallti, 3 gola të pësuar. Loja e Francës ishte tmerrësisht e mërzitshme. Lojtarët, të paktën gjysma e tyre, nuk ishin në nivelin e duhur fizik dhe teknik”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit