Transmetuar më 11-07-2024, 23:08

Partizani barazoi 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Marsaxlokk, e vlefshme për turin e parë në Conference League.Të kuqtë e nisën sfidën shumë mirë në “Elbasan Arena”, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të, me Muratajn. Megjithatë, miqtë barazuan shifra me Yuri në minutën e 14-të.

Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht rasteve në të dyja portat. Partizani do të kërkojë kualifikimin në sfidën e kthimit, që do të luhet pas një jave në Maltë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit