Transmetuar më 11-07-2024, 09:38

"Mendoj se mund të largohem nga dera e përparme. Bëra gjithçka për të dalë nga ajo derë, dhashë gjithçka për t’ia dalë mbanë me sukses. Vetëm unë bëj gjithmonë çdo punë që më kërkohet".

Më pas, Di Maria tregoi një anekdotë që lidhet me fjalimin e Leo Messit para ndeshjes me Kanadanë: "Jam mirënjohës për të gjithë ata që më kanë mbështetur; familjes time dhe këtij grupi lojtarësh që më ka dhënë gjithçka.

Sot Leo (Messi), para se të dilnim në fushë mbajti një fjalim para skuadrës dhe tha: Do të shkojmë patjetër në finale edhe për Di Maria. Kjo gjë më mbushi me gëzim”.

Mbi tërheqjen nga kombëtarja: "Ndihem mjaft i fortë për të vazhduar, por mendoj se është koha e duhur. Nuk jam gati për ndeshjen time të fundit me kombëtaren, por është koha. E kam ëndërruar kështu dhe ka ndodhur".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit