Transmetuar më 11-07-2024, 08:27

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, foli për “ITV Sport” pas suksesit 2-1 ndaj Holandës, i cili i dha akses në finalen e “Euro 2024”:

"Ne luajtëm shumë mirë. Ishte një ndeshje e komplikuar, ndaj duhej të ndryshonim mënyrën se si mbrojmë. Mbi të gjitha duhej të përshtateshim vazhdimisht, lojtarët morën shumë vendime të mira”.

Për zëvendësuesit fitues Watkins dhe Palmer: "Gjëja më e rëndësishme është që i gjithë ekipi të jetë gati për lojë. Ne ndjemë, nga pikëpamja energjike, se kishim filluar të humbnim pak presionin, pastaj Harry mori një goditje.

Ollie mund të shtypë mirë lart dhe të finalizojë me lehtësi. Ne menduam se ishte koha e duhur për ta hedhur në fushë dhe në shpërbleu me golin e fitores dhe kalimit në finalen e Berlinit.

Ndryshimet ndaj Holandës? Është e drejtë të provosh. Jam shumë i lumtur për Watkins"”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit