Transmetuar më 11-07-2024, 08:01

Nuk është se Lamine Yamal kishte nevojë të bënte mirë në këtë Kampionat Europian, në një audiencë kaq të madhe, për të zbuluar talentin e tij.

Gjithsesi, duke luajtur si në gjysmëfinalen ndaj Francës, teksa e ktheu ndeshjen në rrugën e duhur për Spanjën, është padyshim një mënyrë e mirë për të bërë histori.

Pikërisht në kësi momentesh, atyre që pretendojnë të quhen kampionë, iu kërkohet diçka më shumë. Diçka shtesë, që Adrien Rabiot kishte thënë më parë dhe në mënyrë të pamatur, sepse e pësoi në kurriz.

Yamal realizoi atë eurogol, u kualifikua në finale dhe si përgjigje ndaj mesfushorit francez bëri gjestin para kamerave: Bla, bla (llap, llap).

Gjatë ndeshjes ndaj Francës, edhe një ish-kampion i madh si Rio Ferdinand u magjeps nga loja e gjeniut Lamine, duke shkruar në profilin e tij X se spanjolli “bën gjëra të pabesueshme”. Më pas nënvizoi aspektin më tronditës: “Dhe ai është 16 vjeç”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit