Transmetuar më 10-07-2024, 21:59

GJERMANI – Angli-Holandë është gjysmëfinalja e dytë e këtij kampionati europian, që do të ndajnë me njër-tjetrën për një vend në finale, përballja e tyre e fundit ka qenë në Euro 1996 dhe që nga ajo kohë e kanë shmangur sfidën duke u përballur për aktivitetet ndërkombëtare. Por që në minutën e 7-të është një predhë e Simons që shokon portierin e Anglisë dhe 1-0.

Por pak minuta më pas një pëplasje me taka në zonë mes Dumfries dhe Herry Kane i jep mundësinë më të mirë Anglisë për të barazuar pasi gjyqtari akordon penallti që e merr përsipër vetë Kane për ta goditur dhe 1-1.

Minutat në vazhdim ishin emocionuese ku në një rast topi i Foden u ndal në vijën fatale përpara se të goditste traversën, por edhe Holanda nuk ngeli më pas, kur në një moment të lojës edhe goditja me kokë e Dumfries u ndal sërish nga traversa e portës angleze

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit