Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias, raporton noa.al.
Ky varr monumental konsiderohet si një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire.
Ekspertët thonë se zbulimi është edhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë.
Ministria e Kulturës thotë se varri monumental i zbuluar, shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike.
Gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë.
Ata zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë.
Ndërkohë arkeologët po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd