Transmetuar më 10-07-2024, 17:14

Pogradec, 10 Korrik 2024/noa.al- Jeta e një djali të ri u vu në rrezik mesditën e sotme pasi pësoi një aksident në punë e sipër.

Ngjarja ndodhi sot pasdreke, në lagjen nr. 1, Pogradec, raporton noa.al, duke cituar policinë lokale.

Ajo tha se shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar.

Aktualisht i riu po merr mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit