Transmetuar më 10-07-2024, 17:06

Tradhtia është një gjemb gati i zakonshëm në shumë marrëdhënie afatgjata dhe mund t’u ndodhë edhe familjeve më të mira dhe më solide.

Ndonëse ka një faktor kyç siç është koha e gjatë në lidhje, bashkëjetesë apo martesë, kjo nuk do të thotë se nuk lëndohet thellë pala e tradhtuar, kryesisht femra.

Studiuesit në universitetet e Nju Jorkut dhe Kalifornisë në një studim të përbashkët shqyrtuan të dhëna nga vëzhgimi i një numri meshkujsh të lidhur në bashkëjetesë apo  artesë për të kuptuar se çfarë roli luan mosha si faktor i shtuat tradhtie.

Sipas studimit, një mashkull ka më shumë gjasa të tradhtojë partneren e tij, kur i afrohet të dyzetave.

Studiuesit zbuluan se mosha më "kritike" është 39 vjeç. Mes të dhënave të përdorura ishin dhe publikimet online për takime të ndryshme.

Shkencëtarët Adam L. Alter dhe Hal E. Hershfield analizuan profilet e miliona burrave "të pabesë" për të arritur në përfundimin se mes tyre "ka 18% më shumë tradhti kur meshkujt janë mbi 39 vjeç.

Sipas tyre, kjo dukuri mund të lidhet me një krizë të mesit të jetës, e cila i shtyn ata të kërkojnë kuptimin e jetës së tyre – disa, duke përfunduar në marrëdhënie jashtëmartesore.

“Kërkimi ynë tregon edhe se disa njerëz tradhtojnë për të shpërqendruar partnerin/en e tyre. Nëse ai/ajo është shumë i zhytur në punë ose i padisponueshëm, ta tradhtosh është si të thuash: “Nëse më do, kujdesu për mua!”.

Natyrisht, ka gjithmonë edhe një arsye të tretë, një pabesi hakmarrëse, në të cilën njëri partner përpiqet të marrë hakun e tij për ndonjë incident të kaluar të tradhtisë bashkëshortore në anën tjetër. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit