Transmetuar më 09-07-2024, 16:53

Një 34-vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës.

E arrestuara ishte e dënuar më herët për vjedhje me dy muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë ndaloi shtetasen 34 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 08.02.2024, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit