Transmetuar më 09-07-2024, 15:47

Prishtinë- Marko Roshiç, një nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, është arratisur. Lajmi për Radion Evropa e Lirë u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Elshani tha se më 28 qershor, Policia pranoi aktvendimin për paraburgimin e Roshiçit dhe që atëherë është në kërkim të tij.

Po atë ditë, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin për rastin e vrasjes së Ivanoviçit. Roshiç, Nedelko Spasojeviç, Dragisha Markoviç dhe Zharko Jovanoviç u dënuan në total me 22 vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa Sillvana Arsoviç u lirua nga akuzat.

Asnjë nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në gjykatore kur u shpall aktgjykimi. Roshiç, qytetar i Mitrovicës së Veriut, u dënua me dhjetë vjet burg për veprën penale të pjesëmarrjes në një grup të organizuar kriminal që organizoi një vrasje dhe me gjobë në vlerë 10.000 euro. Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut./ REL

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit