Transmetuar më 08-07-2024, 19:30

Helmimi masiv në Bulqizë nuk është shkaktuar nga uji i pijshëm, sikundër dyshohej më parë. Kjo të paktën bazuar në analizat e Shërbimit të Epidemiologjisë që përjashton mundësinë që helmimi i qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se të dhënat e analizave që janë kryer nga Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë.

Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit