Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 08-07-2024, 13:27
Është hequr përkohësisht pagesa në autostradën Thumanë-Kashar për shkak të radhëve kilometrike të krijuara.
Dy sportelet raportohet se nuk përballojnë dot fluksin e automjeteve, pasi pagesa e tarifës në sportele krijonte radhë të gjata makinash në autostradë duke bllokuar kështu qarkullimin. Radha e mjeteve i kalon 10 kilometra dhe fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit, deri tek fshati Larushk.
Sportelet e vendosura nga firma koncesionare nuk ishin në gjendje të përballonin fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd