Transmetuar më 07-07-2024, 23:32

Nuk kanë ndërmend të ndalen aksidentet ditën e sotme.

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e vona të natës në fshatin Plasë, informon Noa.al.

Dy automjete janë përplasur mes tyre dhe kanë rënë në kanal.

Për pasojë 2 të rinj janë transportuar rëndë në spital.

Në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca dhe policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Vetëm pak çaste më parë një 18-vjeçar humbi drejtimin e mjetit në aksin Korçë-Devoll dhe 4 të rinj përfunduan në spital.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit