Transmetuar më 07-07-2024, 22:44

Katër persona mbetën të plagosur sonte në një aksident rrugor që ndodhi kur një djalë 18 vjeçar humbi kontrollin e mjetit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, raporton noa.al.

Policia tha se shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volvo", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët u dërguan dhe ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit