Transmetuar më 07-07-2024, 16:18

Nga Ksamili në Velipojë, Policisë Kufitare iu është arritur të bllokojë në total 24 mjete lundruese gjatë kontrollit për sigurinë në plazhe. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, janë bllokuar 15 jet ski, 5 skafe dhe 4 gomone.

Në detaje, 17 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 4 mjete nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete në Velipojë.

Nga numri i përgjithshëm i mjeteve të bllokuara, 6 prej tyre u zbuluan duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke krijuar rrezik për jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë gjobitur me 100,000 lekë për shkeljen e kufirit të sigurisë.

Këto masa janë pjesë e angazhimit të Policisë Kufitare për të siguruar që ligji dhe rregullat për sigurinë në zonat bregdetare të respektohen, duke mbrojtur kështu sigurinë dhe mirëqenien e vizitorëve në plazhet e Shqipërisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit