Transmetuar më 06-07-2024, 18:13

Këngëtari Valon Shehu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.

Ai ra në prangat e Policisë për posedim droge. 34-vjeçari është prangosur në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer kundërvajtje në trafik.

Raportohet se Shehut pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë i është gjetur një sasi substance narkotike, e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për t’u marrë në pyetje.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe nisjen e procedurave për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.

Kujtojmë që Shehu ka qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Albania”, aty ku qëndoi për vetëm pak ditë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit