Transmetuar më 06-07-2024, 11:03

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Bëhet me dije se një i mitur ka plagosur me thikë vëllain e tij. Gjithashtu ai ka marë plagë në krah dhe ndodhet në spital. Ndërkohë i dyshuari pas marrjes në pyetje me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Ngjarja ka ndodhur të premten, në orën 01:00. “Prishtinë 05.07.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se me thikë e kishte therur në krahë vëllanë e tij të mitur, i cili ka shkuar për trajtim mjekësor në QKUK”, -thuhet në raport.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit