Transmetuar më 06-07-2024, 08:29

Mbrëmjen e kaluar në Tetovë ka pasur të shtëna me armë zjarri, për pasojë raportohet se ka humbur jetën një person, raporton Telegrafi Maqedoni.

Incidenti me armë ka ndodhur në tek vendi i quajtur “Mema”. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ambulanca.

Ndërkohë që Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kanë dhënë variantin e parë zyrtar për vrasjen në Tetovë. Konfirmohet se viktimë është personi me iniciale R.T., siç njoftoi paraprakisht TV21, dhe se thuhet se ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi u sulmua me armë nga një person tjetër i cili kishte gjuajtur nga vetura.

“Në orën 20.35, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Shtipska” në Tetovë, një person nga vetura “Mercedes”, kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës “BMW” në të cilin ishte personi me inicialet R.T., i cili kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra. Pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë kanë ndërmarrë të gjitha masat për të pastruar çështjen”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit