Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 05-07-2024, 13:17
Këtë të premte, u hap tuneli i Llogarasë për qarkullimin e mjeteve. Me një ceremoni festive me këngë e valle, tuneli 5.9 km i gjatë, u përshkua nga mjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.
Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat, duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.
Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, dhe jo për ato me tonazh të rëndë.
Tuneli i Llogorasë, nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd