Transmetuar më 05-07-2024, 08:37

Hapet sot tuneli i Llogarasë.

"Një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut" shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në facebook.

Ceremonia e inagurimit do të mbahet paraditen e sotme në orën 10:00

Me një gjatësi prej afro 6 kilometrash, tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit