Transmetuar më 04-07-2024, 13:43

Kalendari i Serie A për sezonin 2024-2025 u zbulua në “Auditoriumin Multimedial” të Romës. Kampionati i ri italian fillon më 17 gusht, me 4 ndeshjet paraprake të javës së parë, dhe përfundon më 25 maj 2025, me javën e 38-të dhe të fundit.

Ka 4 pushime për shkak të ndeshjeve të kombëtareve (8 shtator, 13 tetor, 17 nëntor dhe 23 mars 2025) dhe vetëm një xhiro ndeshjesh në mesjavë (e mërkurë, 30 tetor). Nuk do të ketë pushim dimëror.

Për çdo ditë ndeshjesh (me përjashtim të javëve 1, 2, 3, 7, 9, 10, 12, 19 dhe 29) do të ketë 9 orare. Pra vetëm dy ndeshje do të luhen në të njëjtën kohë. Kalendari i zbardhur konfirmon debutimin si mysafir për Interin, Napolin dhe Romën, si dhe debutimin në shtëpi për Milanin dhe Juventusin.

“Final Four” i Superkupës së Italisë, një ekskluzivitet që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në Riad, do të mbahet më 3-4 janar 2025, me finalen më 7 janar, në stadiumin e Universitetit King Saud.

Java e parë

Bologa-Udinese

Cagliari-Roma

Empoli-Monza

Genova-Inter

Verona-Napoli

Juventus-Como

Lazio-Venecia

Lecce-Atalanta

Milan-Torino

Parma-Fiorentina

Derbet e fazës së parë

Ndeshja e javës së 5-të (22/9/2024): Inter-Milan

Ndeshja e javës së 12-të (10/11/2024): Juventus-Torino

Ndeshja e javës së 19-të (5/1/2025): Roma-Lazio

Derbet e kthimit

Ndeshja e javës së 20-të (12/1/2025): Torino-Juventus

Ndeshja e javës së 23-të (2/2/2025): Milan-Inter

Ndeshjet e tjera të mëdha të fazës së parë:

Java e 3-të (1/9/2024): Inter-Atalanta, Juventus-Roma, Lazio-Milan

Java e 5-të (22/9/2024): Juventus-Napoli

Java e 8-të (20/9/2024): Juventus-Lazio, Roma-Inter

Java e 9-të (27/10/2024): Inter-Juventus

Java e 10-të (30/10/2024): Milan-Napoli

Java e 11-të (3/11/2024): Napoli-Atalanta

Java e 12-të (10/11/2024): Inter-Napoli

Java e 13-të (24/11/2024): Milan-Juventus, Napoli-Roma

Java e 14-të (1/12/2024): Roma-Atalanta

Java e 15-të (8/12/2024): Atalanta-Milan, Napoli-Lazio

Java e 16-të (15/12/2024): Lazio-Inter

Java e 18-të (29/12/2024): Lazio-Atalanta, Milan-Roma

Java e 19-të (5/1/2025): Atalanta-Juventus

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit