Bashkimi Europian duhet të rishikojë vizionin e tij për zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgo Gjerapetriti gjatë fjalës në tryezën për zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike në Athinë.
Duke trajtuar temën "Konfliktet gjeopolitike: Cilat janë parakushtet për paqen e qëndrueshme?". Gerapetritis theksoi rëndësinë e dialogut me fqinjët për të parandaluar konfliktet, duke e krahasuar atë me një lojë futbolli pa ekipin ndihmës për të korrigjuar gabimet.
Lidhur me perspektivat evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Gerapetritis theksoi rëndësinë e ruajtjes së vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare, duke shprehur shqetësimet për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe duke riafirmuar angazhimin e Greqisë ndaj Marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë e Veriut.
“Shpresat e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në BE varen nga tre kushte: legjislacioni i BE-së, ligji dhe traktatet ndërkombëtare, si dhe demokracia dhe shteti i së drejtës. Nuk mund të ketë tolerim për këto çështje. Greqia mbështet shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE, megjithëse Shqipëria po përballet me kritika për korrupsion”, tha ministri grek.
Kryediplomati grek shprehu shqetësimin për burgosjen dhe dënimin e Fredi Belerit me 20 muaj burg duke thënë: "Ka shqetësime serioze lidhur me parimet e zbatimit të sundimit të ligjit. Është thelbësore për ne, evropianët, të ruajmë diversitetin dhe të mbrojmë të gjitha minoritetet. Rruga është atje, por ne kemi nevojë për prova të qarta të respektit të plotë”.
Gerapetritis nënvizoi paqëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar imperativin historik për të ruajtur vrullin e ndërtuar mbi 20 vjet përmes Agjendës së Selanikut.
Ai tha se Greqia është angazhuar dhe ka prioritet përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ai e quajti rajonin ‘një fushë të vërtetë të minuar’ dhe nënvizoi se ishte historikisht e nevojshme të ruhej dinamika e ndërtuar 20 vjet më parë me agjendën e Selanikut.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd