Transmetuar më 02-07-2024, 23:32

TIRANA- Mjekja e pezulluar nga detyra, pas skandalit të spitalit Onkoligjik, Alketa Imeri Pere, ka treguar versionin e saj në lidhje me këtë ngjarje. E ftuar në “Top Story” në Top Channel ajo është përballur live me një nga pacientet e saj. Pacientja tha se e kanë detyruar ta bëj operacionin në privat. Nga ana tjetër mjekja tha se e ka mjekuar atë me një dashuri të pakufishme dhe se ka qenë një nga pacientet që e ka pasur të vështirë për shkak të shtetit.

Pjesë nga bisedanë studio:

Pacientja: Kur kam shkuar në atë spital, jam përball me doktoreshën e kam thënë edhe në pasdite, jam ndjerë e poshtëruar në atë spital sapo kam shkelur veç gjendjes psikologjike të rënduar, ishte një roje që ishte i pirë që nuk të linte të hyje, na thonin rrini në pllaka në radhë, më kanë thënë sallën e kemi në konstruksion, më është thënë nuk e kemi ilaçin, kam shkuar tek private kur jam ankuar më është dhënë mundësia të bëj tre kimio pasi jam ankuar, kam arritur të bëjë radioterapinë, kam takuar mjeken dhe më tha do të mjekohesh 5 vite, u mbusha me njolla të kuqe, shkova i them mjekes nuk ngrinte kokën të më shikonte, i thash këto shqetësime, unë tani jam mirë me shëndet.

Alketa Pere: E kujtoj rastin e Fatmira Vatës.

Pacientja: Më kanë detyruar këta ta bëj operacionin në privat, kam shkuar vetë dhe më thoshin e ke agresiv kancerin. Nuk më tha thënë njeri.

Alketa Pere: E kam mjekuar me një dashuri të pakufishme ka qenë një nga pacientet që e ka pasur të vështirë për shkak të shtetit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit