Transmetuar më 02-07-2024, 21:57

KOSOVË- Një prej personave të dyshuar për grabitjen e filialit të një banke të nivelit të dytë në Kosovë, është arrestua sot nga policia. Grabitja ndodhi shtatorin e 2023, ndërsa banka e grabitur ndodhej në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Gjithashtu policia e Kosovës arriti të arrestojë Deniz Torbance, i dyshuar si pjesëmarrës në grabitje. Nërkohë policia i ka sekuestruar një armë zjarri, thika dhe disa fishekë. Torbance pas marrjes në pyetje është dërguar në paraburgim, në bazë të urdhërit të Gjykatës. Po ashtu lidhur me këtë grabitje, vitin e kaluar u arrestua edhe Nazmi Dushi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit