Prodhimi i rakisë në mënyrë tradicionale ruhet me fanatizëm në Gjirokastër. Në pazarin e gurtë u improvizua këndi i nxjerrjes së rakisë së bashku me elementë e tjerë të këtij riti të veçantë të traditës sonë popullore.
Prodhimi i rakisë karakteristike trashëgohet në breza në familjet gjirokastritë madje edhe vajzat dhe gratë e ushtrojnë këtë traditë.
Zona e Gjirokastrës spikat për llojet e ndryshme të rakisë e nxjerrë nga rrushi, manaferra, dëllinja, etj të cilat kanë edhe vlera kurative.
Turistët, kryesisht të huaj, edhe në rastet kur nuk janë konsumatorë të alkoolit, sërish shfaqin shumë interes për të njohur procesin e prodhimit të pijes më të famshme shqiptare.
Përgjatë kësaj vere në zonën muzeale në Gjirokastër po organizohen aktiviteteve të shumta kulturore dhe traditës me qëllim nxitjen e turizmit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd