Transmetuar më 30-06-2024, 10:03

PRSHTINË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës do bëhen bashkë, këtë herë jo në parlament, por në një fushë futbolli. Siç Report Tv e kishte mësuar më parë me burime, deputetët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës do të zhvillojnë sot një ndeshje miqësore futbolli.

Kuvendi i Kosovës ka lajmëruar që ndeshja do të zhvillohet në orën 19:00, në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Nga Shqipëria, ekipi do të përbëhet nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

“Të dielën zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Kuvendit të Shqipërisë. Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Ndeshja fillon në orën 19:00 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit