Transmetuar më 30-06-2024, 09:43

TIRANË- Janë publikuar rezultatet e provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2024. Ministria e Arsimit njofton se notat e provimit të lëndës me zgjedhje janë tashmë publike.

Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 26 537 maturantë. 630 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 306 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.63% ndërsa nota mesatare është 7.51.

Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu.

Postimi i ministres:

Njoftim i rëndësishëm për Maturantët‼

Shpallen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje të #Maturës2024  në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore:

Linku me notat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit