TIRANË-Në datën 20 qershor, Ilir Meta regjistroi padinë lidhur me divorcin nga Monika Kryemadhi. Meta dhe Kryemadhi i janë drejtuar organeve koptente për tu divorcuar. Pas shortit elektronik, çështja i ka rënë në “duar” për gjykim gjyqtares Fahrije Budo (Stringa)
Ndërkohë është publikuar padia e plotë e dorëzuar në gjykatë nga Ilir Meta i cili kërkon divorcin ndaj Monika Kryemadhit. Padia e dorëzuar e lidh krisjen e marrëdhënies bashkëshortore me mos dakortësitë dhe kontradiktat që kanë lindur për shkak të qëndrimeve të kundërta politike. Ku më tej bëhet me dije se përshkak të qëndirmeve të kudërta ka patur grindje të herëpashershme mes çiftit. Në padi Meta pranon se prej muajsh nuk jeton me Kryemadhin duke mos dhënë të njejtën adresë banimi me bashkëshorten.
Padia e plotë e dorëzuar në gjykatë:
KERKESE PADI
PADITES: llir Metaj, i biri i … dhe i ……, i datelindjes …, lindur
ne Skrapar dhe banues ne Tirane, i martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.
E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e … dhe e …., e datelindjes
…, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca ,Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane
OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren
BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes
DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE
PERGJITHSHEM
(SEKSIONI FAMILJAR)
TIRANE
E nderuar Gjykate!
Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982 date, 29.10.1998.
Nga kjo martese kane lindur 3 femije:
– B.M e datelindjes …
– B.M i datelindjes …
– E.M e datelindjes …
Gjate marteses marredheniet tona kane qene normale me problematika si çdo martese.
Sqaroj se me te padituren kemi qene dhe jemi aktive ne jeten politike te vendit shkak per te cilin kemi ushtruar dhe ushtrojme funksione te rendesishme ne organet shteterore, organet perfaqesuese te popullit dhe subjekte politike. Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordesi dhe kontradikta qe kane ardhur duke u shtuar ftllimisht per shkak te qendrimeve dhe pikepamjeve te ndryshme ne lidhje me zhvillimet ne aspektin politiko perfaqesues dhe vendimmarres por qe me kalimin e kohes ato u bene prezente edhe ne raportin
tone bashkeshortor deri sa kohet e fundit keto mosperputhje qendrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri tjetrit kane sjelle si pasoje grindje te herepashershme duke tronditur thelle marredhenien tone bashkeshortore. Aktualisht prej disa muajsh marredhenia bashkeshortore eshte nderprere edhe ne kuptimin e bashkejeteses duke sjelle si pasoje humbjen e qellimit te kesaj martese ne te gjitha drejtimet. Ne keto kushte i kerkoj Gjykates caktimin e nje dite gjykimi dhe marrjen e vendimit per zgjidhjen e marteses me te padituren.
Bashkelidhur kerkese padise:
– Certifikate martese { nga Akti ), date 18.06.2024, Bashkia Tirane {arkiva)
– Certifikate familjare, date 19.06.2024, Bashkia Tirane, Njesia
Administrative nr 7, Zyra e Gjendjes Civile 379.
Tirane me 20.06.2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd