Transmetuar më 29-06-2024, 10:12

KOSOVË- Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Gjithashtu raportohet se dëme kanë marrë edhe dy automjete që kanë qenë të parkuara aty pranë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 00. Sipas denoncimit persona të panjohur kanë hedhur granatën në afërsi të një lokali.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Arsenije Cernojevic, Zubin Potok 28.06.2024 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit