

Censi 2023 ka evidentuar se në cilat qarqe dhe bashki është përqëndruar popullsia më e madhe. Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës, konkretisht 758 513 banorë.
Këtu është përqëndruar dhe mosha më aktive. 403 022 banorë janë të moshës 15 – 64 vjeç. Ndërkohë nga 598 176 banorë që janë në total në këtë bashki vihet re një prezencë e madhe e femrave. Janë 287 992 meshkuj nga të cilët 191 499 janë forcë pune, ( të moshës 15 – 64 vjeç). Ndërsa për femrat shifra është 310 184, dhe nga këta 211 523 të moshës 15 – 64 vjeç.
Qarqet nga ku po ikin më shumë
Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.
Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 përqind në 2011 në 31,6 përqind në 2023
Sipas Censit të vitit 2023, 98,3 përqind e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1,7 përqind janë individë të lindur jashtë vendit. Mes popullsisë të lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre (46,2 përqind) kanë lindur në Greqi, dhe 16,6 përqind në Itali.
Duke analizuar përbërjen e popullsisë vendase dhe të lindur jashtë sipas qarkut, vihet re se qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të lartë të popullsisë të lindur jashtë, me 2,8 përqind. Në tre qarqe të tjera Vlorë, Tiranë dhe Durrës ka një përqindje të popullsisë së lindur jashtë mbi mesataren
Numri i banorëve sipas qarqeve – Në qarku e Tiranës jetojnë 758 513 banorë – Në qarkun e Beratit jetojnë 140 956 banorë – Në qarkun e Dibrës jetojnë 107 178 banorë – Në qarkun e Durrësit jetojnë 226 863 banorë – Në qarkun e Elbasanit jetojnë 232 580 banorë – Në qarkun e Fierit jetojnë 240 377 banorë – Në qarkun e Gjirokastrës jetojnë 60 013 banorë – Në qarkun e Korcës jetojnë 173 091 banorë – Në qarkun e Kukësit jetojnë 61 998 banorë – Në qarkun e Lezhës jetojnë 99 384 banorë – Në qarkun e Shkodrës jetojnë 154 479 banorë – Në qarkun e Vlorës jetojnë 146 681 banorë Gjithashtu ne raportin e Censit 2023 është dhe shpërndarja e popullsisë në Shqipëri
Popullsia banuese sipas bashkive Berat 62 232 Kuçovë 31 077 Poliçan 8 762 Skrapar 10 750 Dimal 28 135 Bulqizë 26 826 Dibër 50 775 Klos 12 172 Mat 17 405 Durrës 153 614 Krujë 51 191 Shijak 22 058 Belsh 17 123 Cërrik 25 163 Elbasan 115 101 Gramsh 16 533 Librazhd 23 312 Peqin 16 580 Prrenjas 18 768 Divjakë 24 882 Fier 101 963 Lushnje 63 135 Mallakastër 15 838 Patos 18 227 Roskovec 16 332 Dropull 8 259 Gjirokastër 23 270 Këlcyrë 4 400 Libohovë 2 765 Memaliaj 6 578 Përmet 7 980 Tepelenë 6 761 Devoll 25 897 Kolonjë 7 519 Korçë 60 754 Maliq 31 008 Pogradec 46 070 Pustec 1 843 Has 11 684 Kukës 36 125 Tropojë 14 189 Kurbin 34 405 Lezhë 51 354 Mirditë 13 625 Fushë Arrës 4 878 Malësi e Madhe 21 684 Pukë 6 222 Shkodër 102 434 Vau i Dejës 19 261 Kamëz 96 137 Kavajë 30 012 Rrogozhinë 12 567 Tiranë 598 176 Vorë 21 621 Delvinë 6 166 Himarë 8 328 Konispol 4 898 Finiq 11 413 Sarandë 22 613 Selenicë 9 580 Vlorë 83 683
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
