Transmetuar më 28-06-2024, 20:05

Nick Abbott është emëruar si ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Njoftimi është bërë nga Ambasada Britanike në vendin tonë. Ai do ta nisë punën në muajin shtator.

“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presim ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nick Abbott do të zëvendësojë në shtator ambasadorin Alastair King-Smith.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit