Transmetuar më 28-06-2024, 18:58

Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Capital T, shumë shpejt do të vijë në Tiranë për koncertin e tij. Artisti do të organizojë “Time Capsule” në kryeqytet më 16 gusht, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Capital T në rrjetet e tij sociale sociale. Deri tani nuk ka zbuluar ende detaje, por me siguri do jetë një mega-koncert.

Ishte viti 2019 kur Capital T organizoi për herë të parë “Time Capsule” në Tiranë, duke thyer rekorde me pjesëmarrjen e fansave. Më pas, vitin që shkoi ai e mbajti koncertin në Prishtinë, ku mes shumë të tjerëve ishte i ftuar dhe artisti me famë ndërkombëtare Akon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit