Transmetuar më 28-06-2024, 15:18

DHËRMI- Kryeministri Edi Rama, nga Dhërmiu ka shigjetuar administratën publike në vend teksa tha se qeveria ka ngritur shumëç për të kapur minj. Rama tha se secili ka punë e vet për të bërë e llogarinë e tij për të mbajtur.

“Dalin minj nëpër zyrat e shtetit, patjetër, por edhe kjo që kur kapen minjtë të vësh kujën. Shyqyr që po kapen. Për këtë përpiqemi, por minjtë i kap çarku. Ndaj kemi ngritur e do ngremë më shumë çarqe por nuk mund rrimë.

Kemi ngritur e do ngremë më shumë çarqe për të kapur minj, por nuk do rrokanisemi se u kapën ca minj aty e këtu e të merremi t’i biem njëri tjetrit. Secili ka punë e vet për të bërë e llogarinë e tij për të mbajtur”, tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit