Transmetuar më 28-06-2024, 13:02

Janë publikuar ditën e sotme rezultatet e Censit të popullsisë dhe banesave, të realizuar në vitin 2023.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë është 2,412,113 banorë, ndërsa 1,101,718 i përkasin besimit mysliman. Nga ana tjetër, 115,644 janë identifikuar si bektashi, 201,530 katolikë, 173,645 ortodoks, 9,658 pjesë e kishës ungjillore dhe 85,311 ateistë.

Sa i përket pakicave etnike që jetojnë në vendin tonë, nga Censi rezulton se 23,485 qytetarë grekë jetojnë në territorin shqiptar, 12,375 janë pjesë e komunitetit egjiptian, 9,813 komunitetit rom, kurse 7 057 komunitetit bullgar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit