Transmetuar më 28-06-2024, 10:41

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë pranë fshatit Bishan. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, por për fat të mirë drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë dhe ka shpëtuar ndërsa makina ka pësuar dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd