Transmetuar më 28-06-2024, 00:30

Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të reja që lidhen me botën e astrologjisë, tranzitet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral. Çdo ditë astrologu i dashur italian publikon pasqyrën astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut që sillen nga noa.al përmes transkriptimit të transmetimit radiofonik në radio Lattemiele.

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox këtë të premte 28 do të përthitheni nga çështjet financiare ose do të keni impulsin për të shpenzuar më shumë se zakonisht. Shpenzimet e tepërta mund të shkaktojnë disa debate të ashpra me partnerin/en: është më mirë të jeni të kujdesshëm. Për fat të mirë, Hëna në shenjën tuaj do të lehtësojë axhitimin.

Demi: Në dashuri edhe ata që së fundmi kanë përjetuar një ndarje mund të ndiejnë interes për një person. Dikush do të ndiejë dëshirën për t’u hakmarrë pak ndaj ish-it. Këto ditë mund t’i mbyllni të gjitha çështjet e rëndësishme, duke e bërë këtë me vendosmëri.

Binjakët: Është më mirë të shtyni çdo përballje apo diskutim delikat për javën e ardhshme. Në këtë moment yjet ju ftojnë të mos e mbingarkoni veten me shumë angazhime, por kujdesuni fillimisht për formën fizike. Duhet të rimbushni bateritë! Dëshira për të marrë përsipër projekte dhe iniciativa të reja po rritet.

Gaforrja: Këtë të premte Hëna do të jetë në shesh: nëse në familje ka probleme apo keqkuptime për t’u sqaruar, është më mirë të prisni javën e ardhshme. Afërdita në shenjën tuaj ju fton të nisni me besim në dashuri, si nëse jeni beqarë dhe dëshironi të bëni njohje të reja, ashtu edhe nëse jeni në çift dhe dëshironi të bëni plane të reja.

Luani: Nga këto orë të së premtes do të fillojë një periudhë shumë domethënëse rritjeje, si në planin personal ashtu edhe në atë profesional. Thjesht duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje formës fizike, sepse muaji maj mund t’ju ketë shkaktuar një rënie fizike ose ndonjë sëmundje shtesë.

Virgjëresha: Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, të premten Hëna më në fund nuk do të jetë më në kah të kundërt: punoni për të rikuperuar harmoninë që i ka munguar shtëpisë orët e fundit. E në vijim, e hëna dhe e marta premtojnë të jenë dy ditë shumë premtuese për punë, për të diskutuar çështje të rëndësishme.

Peshorja: Ditët e fundit të Qershorit do të karakterizohen nga një Hënë e kundërt: do të duhet të tregoni kujdes të veçantë në dashuri dhe në gjendje fizike. Shmangni polemikat dhe jini të durueshëm nëse hasni ndonjë pengesë ose komplikim. Nga korriku do të mund të ktheheni në rrugën e duhur.

Akrepi: Këtë të premte 28 do të keni në aspekt të mirë Diellin, Venusin dhe Mërkurin të cilët ju ftojnë të hidheni në projekte të reja, bashkëpunime të reja profesionale. Më në fund në dashuri, pas një maji mjaft të komplikuar, do të jeni në gjendje të rikuperoni qetësinë e mirë dhe më shumë besim tek vetja dhe tek të tjerët.

Shigjetari: Të premten 28 do të nisë një fundjavë rikuperimi, në sajë të Hënës në një aspekt të favorshëm. Mundohuni të rikuperoni më shumë energji, sepse në pranverë ju është dashur të përballeni me disa situata mjaft stresuese. Këto janë ditë të vlefshme për vlerësimin e projekteve ambicioze.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox këtë të premte duhet të organizoni diçka relaksuese për fundjavë, sepse Hëna do të jetë në disonancë, Dielli, Mërkuri dhe Venusi në opozitë. Kujdes nga lodhja: përpiquni ta shkëputni prizën herë pas here.

Ujori: Të gjitha historitë e dashurisë që po shfaqen tani do të duhet të përballen me një Venus në kundërshtim në korrik: do të duhet shumë kujdes. Yjet ju sugjerojnë të gjeni pikën e dobët tek një kundërshtar që po ju vë në vështirësi. Ditë interesante për të sjellë përpara një ide të mrekullueshme.

Peshqit: Gjërat janë mirë, keni rritur dëshirën për t’u përfshirë, si në punë ashtu edhe në dashuri, në sajë të yjeve në favorin tuaj. Tensionet e majit dhe fillimit të qershorit janë tashmë vetëm një kujtim i largët. Tani e tutje do të jeni në gjendje të merrni një kënaqësi të madhe dhe pse jo, të përjetoni emocione të veçanta…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd