Transmetuar më 26-06-2024, 14:10

Ditën e djeshme, zbulimi i skandalit se si mjekët dhe personeli që punonte në spitalin e Onkologjikut, nxisnin pacientët të kryenin vizitat dhe shërbimet në klinikën private, detyronin pacientët për shërbime tek privati, tronditi mbarë opinionin publik.

Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me këtë skandal.

“Neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë. Ata do të ndëshkohen por disa banditë nuk mund të njollosin bluzat e bardha që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve në të gjitha zonat,.

Do marrim masat që tha kolegia, por edhe në rrafshin administrativ ka pasur një hetim të thelluar, në 2023 është ndëshkuar një punonjëse. Në janar-korrik 2023 ka pasur një plan masash për hetim administrativ tek Nënë Tereza me synon Onkologjikun.

Qeveria mbështet maksimalisht bluzat e bardha, por nuk lejon banditët me bluza të bardha të njollosin sistemin”, tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit