Transmetuar më 25-06-2024, 18:11

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar pas skandalit në spitalin e Onkologjikut ku mjekët kishin ndërtuar një skemë zhvatjeje ndaj të sëmurëve me tumor, sipas zbulimit të Prokurorisë së Tiranës.

Koçiu ka deklaruar se të gjithë personat e përfshirë janë shkarkuar. Në një prononcim për mediat, ajo tha se “mjekët e përfshirë nuk e meritojnë ta mbajnë më bluzën e bardhë të veshur”.

"Ngjarja e sotme patjetër që të krijon një neveri të madhe. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Mbi të gjitha kur flasim për punonjësit e sistemit të shëndetësisë të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetëve të njerëzve. Është një ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur nga kjo histori. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha, nuk mund përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor", u shpreh Koçiu.

Sipas hetimeve të prokurorisë, gjashtë mjekët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në QSUT, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin.

Ndëkohë gjatë hetimeve është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit